Mediume të shumta turke të hënën kanë shkruar për mbrojtësin kosovar, Florent Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj kishte paraqitje shumë të mira përgjatë edicionit 2025/26 me Alanyasporin.
“SonDakika” ka shkruar se Florent Hadergjonaj ka pas një edicion të jashtëzakonshëm, që po konsiderohet si një prej më të mirëve në karrierën e tij me Alanyasporin.
“Përveç paraqitjeve të suksesshme në mbrojtje, ai impresionoi edhe me kontributin e jashtëzakonshëm në sulm duke e mbyllur sezonin me statistika mbresëlënëse prej nëntë golash dhe 11 asistimesh në të gjitha garat. Mbrojtësi 31-vjeçar, i cili pati rol kryesor në pikët e grumbulluara nga Alanyaspor këtë sezon, ka shkruar emrin e tij në histori jo vetëm si një nga mbrojtësit më produktivë të ekipit, por edhe të Superligës turke”, ka shkruar “SonDakika”.
31-vjeçari pjesë e Alanyasporit është nga vera e vitit 2023. Kontrata i skadon vitin e ardhshëm.
Tek Alanyaspori luan edhe mbrojtësi tjetër, Fidan Aliti.