Futboll

Hadërgjonaj: Superliga turke po rritet vazhdimisht

Florent Hadergjonaj

Superliga e Turqisë në futboll çdo vit ka ngritje, sipas mbrojtësit të Kosovës, Florent Hadërgjonaj. 

Hadërgjonaj në elitën e futbollit turk luan nga viti 2020. Fillimisht ishte pjesë e Kasimpashas. Më pas në vitin 2023 u transferua tek Alanyaspori. 

Ai në një intervistë për “Anadolu Agency” tha se Superliga e Turqisë po përmirësohet çdo vit. 

“Kam luajtur në liga të ndryshme. Sipas mendimit tim, Superliga po përmirësohet çdo vit. Transferimet dhe lojtarët e rinj që i bashkohen ligës janë një dëshmi e kësaj. Me sukseset e arritura nga ekipet turke në Evropë, ky interes po rritet çdo ditë”, u shpreh mbrojtësi i krahut të djathtë. 

Së fundi, 30-vjeçari Hadërgjonaj e vazhdoi kontratën me Alanyasporin. Ai theksoi se dëshiron ta ndihmojë skuadrën. 

“Sezoni i kaluar ishte shumë i suksesshëm për mua. Ishte vërtet një nga sezonet më të mira të karrierës sime. Kjo është arsyeja pse e kam vazhduar kontratën. Dua të kem një sezon më të mirë dhe të kontribuoj më shumë në ekip. Dua t’i ndihmoj shokët e mi të ekipit si në aspektin e golave dhe asistimeve, ashtu edhe në mbrojtje”, u shpreh reprezentuesi i Kosovës.