Mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, ka luajtur deri në fund të takimit te Alanyaspori që humbi në shtëpi të hënën nga Samsunspori me rezultat 3:2, në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Turqisë.
Futbollisti i Kosovës u vlerësua me notë të lartë për paraqitjen ndaj Samsunsporit.
Alanyasporit i mungoi mbrojtësi tjetër i Kosovës, Fidan Aliti.
Alanyaspori zë vendin e 12-të me 33 pikë.