Futboll

Asistimi i Hadërgjonajt nuk i mjafton Alanyasporit

Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj e ka regjistruar asistimin e katërt këtë edicion në Superligën e Turqisë.

Hadërgjonaj dhuroi një asistim për Alanyasporin që të shtunën pasdite u mposht nga Eyupspori në shtëpi me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së 20-të.

Mbrojtësi i Kosovës asistoi te goli i epërsisë në minutën e tretë të cilin e realizoi Guven Yalçin.

Eyupspori në pjesën e dytë shënoi tre gola për fitoren shumë të rëndësishme në garën për mbetje në elitë.

Hadërgjonaj së bashku me Fidan Alitin e kompletuan ndeshjen tek Alanyaspori.

31-vjeçari Hadërgjonaj ka edhe dy gola të realizuar në kampionat. Ndërsa ka edhe tri gola dhe një asistim në Kupë të Turqisë.

Alanyaspori ka 22 pikë, kurse Eyupspori ka katër pikë më pak.