Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëlqen Florent Hadergjonaj

Florent Hadërgjonaj

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyera në elitën e futbollit turk. Mbrojtësi i krahut të dhathtë realizoi gol dhe aistoi në fitoren e Alanyasporit ndaj Kayserisporit me rezultat, 3:1.

Hadergjonaj e shënoi golin nga penalltia në minutën e 40-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij, 2:1, ndërsa më pas kontribuoi edhe me asistim në golin e tretë të ndeshjes që u zhvillua të shtunën.

Ndeshja i takoi javës së 33-të të Superligës, ku reprezentuesi kosovar po kalon një formë të mirë me fanellën e Alanyasporit.

Hadërgjonaj e Fidan Aliti kompletuan takimin, kurse te Kayseri deri në minutën e 80-të u paraqit Indrit Tuci.

Hajdërgjonaj ka gjashtë gola e tetë asistime në elitën turke në edicionin aktual.