Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka shënuar dy gola të martën në Kupë të Turqisë.
Hadërgjonaj luan për skuadrën e Alanyasporit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlanyaspori barazoi 2:2 në shtëpi me skuadrën Karagumruk në kuadër të raundit të dytë të Grupit A.
Hadërgjonaj golin e parë e shënoi në minutën e 16-të. Ndërsa golin e dytë e realizoi nga penalltia në minutën e 74-t. Ai e kompletoi ndeshjen.
Ndeshjen tek Alanyaspori e kompletoi edhe mbrojtësi tjetër i Kosovës, Fidan Aliti.
Hadërgjonaj ka tri gola dhe një asistim në kupë. Ndërsa ka kontribuar edhe me një gol dhe dy asistime në kampionat.
Alanyaspor’a Karagümrük karşısında skoru eşitleten Florent Hadergjonaj’in penaltı golü…⚽️#ZTK #ALYvFKGpic.twitter.com/j9X9nuOXhS
— Weex Sports (@weexsports) January 13, 2026
Alanyaspor, Florent Hadergjonaj'ın golüyle Fatih Karagümrük karşısında 1-0 öne geçti. pic.twitter.com/ZKaszXGO5y
— SMBG SPORTS (@SMBGSPORTS) January 13, 2026