Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëlqimi i Hadërgjonajt nuk mjafton

Florent Hadergjonaj

Përditësim - Paraqitja e mirë e Florent Hadërgjonajt në pjesën e parë nuk i mjaftoi në fund skuadrës së Alanyasporit që pësoi disfatë nga Fenerbahçe në shtëpi. 

Feneri të dielën e mposhti 3:2 Alanyasporin në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës së Turqisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hadërgjonaj shënoi supergol në minutën e tretë për ta kaluar në epërsi Alanyasporin. Ai asistoi edhe te goli i epërsisë 2:1 të cilin e realizoi Gaius Makouta në minutën e 27-të. 

Dy golat e sulmuesit brazilian, Talisca dhe një i Anthony Musabas ia siguruar fitoren skuadrës së Fenerit.

Mbrojtësi i Kosovës, Hadërgjonaj, dhe Aliti e kompletuan ndeshjen tek Alanyaspori. 
31-vjeçari Hadërgjonaj këtë edicion në të gjitha garat ka kontribuar me pesë gola dhe katër asistime. 
Alanyaspori ka 21 pikë dhe e zë vendin e dhjetë. Feneri ka 42 pikë në pozitën e dytë. Një pikë më shumë ka Galatasaray që është lider.
 


Hadërgjonaj po shkëlqen në ndeshjen ndaj Fenerit, gol e asistim

Florent Hadërgjonaj po shkëlqen në ndeshjen e Alanyasporit ndaj gjigantit turk, Fenerbahçe.

Ai shënoi për 1:0 në minutën e tretë, kurse asistoi në minutën e 27-të për 2:0.

Ndeshja i takon xhiros së 18-të të Superligës turke.


Goli: