Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka komentuar shortin e tërhequr të enjten në Bruksel. Ai ka thënë se kundërshtarët e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve nuk janë të lehtë.
Kosova është në Grupin B3 të Ligës B me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.
“Nuk ka short apo kundërshtar të lehtë. Secili ekip është kualifikues. Janë si ndeshje eliminatore. Përballja me Austrinë do të jetë eksperiencë, pasi nuk jemi përballur asnjëherë. E kutojmë që janë të fortë. Me Izrealin jemi përballur e njohim, kurse ndaj Irlandës duhet të luftojmë për të fituar”, ka thënë Ademi për KOHËN të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka komentuar edhe përballjen e selektorit të Kosovës, Franco Foda me Austrinë, përfaqësuese të cilën e kishte udhëhequr drejt kualifikimit në “Euro 2020”.
“Foda e njeh Austrinë, ka qenë pjesë e tyre dhe e njeh karakterin. Nuk do të jetë e lehtë, por uroj që gladiatorët tanë të jenë në formën më të mirë. Duhet të jemi 100 % në formë. Besoj se mund të bëjmë gjëra të duhura në këtë grup. Por ne nuk kemi nevojë t’i frikësohemi më askujt. E kemi dëshmuar tashmë këtë kundër kundërshtarëve që i kemi pasur”, ka theksuar Ademi.
Megjithatë, Ademi ka theksuar se fokusi është fillimisht te ndeshja me Sllovakinë.
Kosova ndaj Sllovakisë luan më 26 mars. Ndeshja Sllovaki – Kosovë i takon gjysmëfinales për Kupën e Botës 2026. Ndeshja luhet në Bratislavë.
“Sigurisht që mendja është për ndeshjen ndaj Sllovakisë, pastaj janë ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka thënë Ademi.