Futboll

Adana Demirspori largohet nga fusha, ndërpritet loja

Adana Demirspori

Është ndërprerë ndeshja ndërmjet Galatasarayt dhe Adana Demirsporit.

Skuadra mysafire është tërhequr nga fusha në minutën e 34-t. Në minutën e 12-të, arbitri kryesor i ndeshjes, Oguzhan Çakir, akordoi penallti për Galatën të cilën në gol e konkretizoi Alvaro Morata.

Pas këtij vendimi ka protestuar skuadra e Adana Demirsporit. Drejtori teknik i Adana Demirsporit, Mustafa Alper Avci i ftoi dy futbollistët, Semih Gulerin dhe Tayfun Aydoganin dhe të dy futbollistët më pas vendosën që së bashku me bashkëlojtarët e tjerë të tërhiqeshin nga fusha.

“Kundërshtari ynë që është në vendin e fundit në tabelë me pesë pikë u tërhoq nga fusha”, thuhet në postimin e Galatasarayt në “X”.