Skuadra Genclerbirligi e ka shkaktuar befasinë të mërkurën mbrëma, pasi e ka eliminuar Galatasarayn nga Kupa e Turqisë dhe ka avancuar në gjysmëfinale.
Galatasaray ishte vendës, por humbi 2:0.
Firatcan Uzum dhe Adama Traore i shënuan golat e fitores për mysafirët në pjesën e dytë.
Genclerbirligi në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Samsunspor – Trabzonspor, që luhet të enjten mbrëma.