
“E kemi vërejtur se një flamur i Serbisë është vendosur në pjesën ku ishin tifozët e klubit rumun. Dhe ata gjatë tërë kohës kanë provokuar. Ne e kemi njoftuar delegaten dhe gjyqtaren. U kemi thënë se pa e hequr flamurin dhe pa i larguar ata tifozë, ne nuk vazhdojmë lojën. Pas asaj situate na ra ritmi i lojës. Ne nuk pranuam ta vazhdojmë lojën pa e hequr flamurin e Serbisë dhe tifozët. Na është kërkuar nga delegatja e ndeshjes për të treguar se përveç flamurit të shfaqur, cilat ishin provokimet tjera. I kemi dëgjuar duke sharë neve shqiptarëve dhe po ashtu kanë bërë thirrje anti-Kosovë si “Kosova është Serbi”. Do të dërgojmë edhe ankesë në UEFA. Kanë fyer në baza kombëtare”, ka thënë Haxhiu për KOHËN të mërkurën.
-
Flamuj të Serbisë dhe thirrje anti-Kosovë në ndeshjen e Mitrovicës
-
Flamuj të Serbisë në stadium, ndërpritet ndeshja e kampiones së Kosovës
-
Mediumet serbe qesharake, u pengon flamuri shqiptar dhe thirrjet UÇK në Bratislavë
-
Huliganët rumunë fyen Kosovën në Beograd, mbetën pa flamujt fyes në Zenicë
-
Shfaqet flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim”