Dilema e shoqërisë dhe heshtja në raport me të keqën shpaloset në hapësirën e rrethuar me shirit të verdhë që paralajmëron rrezikun.
Kjo skenë është pjesë e shfaqjes “Rinoqeronti”, që u dha premierë në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
E konsideruar si thirrje për shoqërinë e hutuar që të reagojë ndaj padrejtësive, shfaqja me regji të Gëzim Hasanit, për afro një orë e gjysmë ka trajtuar problemet esenciale të njerëzve në llojet e diktaturave.
Shfaqja është me tekst të dramaturgut Eugene Ionesco dhe regjisori thotë se e ka përshtatur me situatën që është prodhuar gjatë dy dekadave në Kosovë.
Njomza Tmava, Qëndresa Jashari, Blerta Gubetini, Allmir Suhadolli, Florieta Bajraktari dhe Dora Xhemajli janë aktorët që portretizojnë rolet e dramës.
“Rinoqeronti” u shfaq në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
-
“Bidermani dhe zjarrvënësit” në shpërfilljen e së keqes, sonte në “Express”
-
“Unrecognized” me teatrin që bashkon përballë politikës që ndan
-
“Bidermani dhe zjarrvënësit” në shpërfilljen e së keqes
-
“Nemesis” i hakmerret pushtetit që çmendet nga arroganca
-
“Nyja e Gidionit” i bie ziles së ngufatjes së shoqërisë