Sonte në “Express” ju sjellim një material nga skena teatrale në vend. Shfaqja “Litari” nën regjinë e Skender Podvoricës rikthen një tekst njëshekullor, por e vendos në një terren të sotëm, ku euforia e të rinjve, pushteti i imagjinuar dhe mungesa e kufijve moralë kanë krijuar një mbrëmje që është shndërruar në provë të errët për ndërgjegjen. Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, drama është zhvilluar jo vetëm mbi skenë, por edhe brenda publikut që, me secilën skenë, afrohet gjithnjë e më shumë tek e vërteta e fshehur brenda arkës
Po ashtu, përmes një lidhjeje direkte, do ta shpalosim programin e pasur me aktivitete të edicionit të dytë të festivalit “Ditët e Nëntorit”, që bashkon të gjithë shqiptarët në festë përmes muzikës, artit dhe librit, në qytetin e Gjakovës.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Dua Lipa, Rosalia, Emma Stone dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Litari” paralajmëron heshtur krimin që nuk fshihet
-
“Litari” lidh historinë e të rinjve para një shekulli me krizën e sotme
-
“Bidermani dhe zjarrvënësit” në shpërfilljen e së keqes, sonte në “Express”
-
“Kultura sot” si në vitet ‘90 me shkëndija të rastësishme suksesesh, sonte në “Express”
-
“Nemesis”, një pasqyrë e fortë e historisë dhe mendjes njerëzore, sonte në “Express”