Përmes këtij libri secili mund t’i japë ngjyra Prishtinës.
Driton Goleshi dhe Lyra Pallaska kanë punuar këtë libër si një udhëtim nëpër vendet më të rëndësishme të kryeqytetit.
Ilustrimeve ua kanë bashkëngjitur edhe një përshkrim të shkurtër për historikun e objekteve të paraqitura, raporton KOHA.
Driton Goleshi çdo ditë sjell personazhe të ilustruara në 2 cm.
Nëpërmjet këtyre ilustrimeve e kartolinave, ata vendosin përditshmërinë e tyre dhe të të tjerëve. Zanafilla e tyre lidhet edhe me historinë e tyre të dashurisë.
Libri “Të ngjyrosësh Prishtinën” është përkrahur nga Komuna e Prishtinës dhe u është shpërndarë fëmijëve të kryeqytetit.
-
Dyshja e ilustrimeve me personazhe në dy centimetra
-
“Kosova...” me ilustrimet që u japin tjetër dimension monumenteve
-
“Prishtina në histori” me dy vëllime prej vitit 1315 deri më 1912
-
“Trashëgimi me ngjyra” nëpër identitet kulturor për edukim brezash
-
Turistët mund ta kujtojnë Kosovën përmes magneteve dhe kartolinave