Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Prishtina në histori” me dy vëllime prej vitit 1315 deri më 1912

“Prishtina në histori”

“Prishtina në histori” është projekti i cili majin e vitit të kaluar është prezantuar si faqe digjitale e qasshme nga të gjithë me qëllim për të grumbulluar të dhëna, dokumente, harta, gravura, fotografi, punime e shkrime që e ndërtojnë historinë e qytetit të Prishtinës. E, tash vjen me botimin dyvëllimësh që sjell edhe materiale shtesë

“Synimi ynë është ta bëjmë sa më të njohur dhe më të prekshme historinë e hershme të Prishtinës. Duke sjellë drejtpërdrejt dokumentet arkivore e duke përdorur grafika e ilustrime, Prishtina në histori si projekt nuk mëton vetëm publikun e specializuar të studiuesve, por secilin qytetar që mund të ketë interesim, ose që mund të zhvillojë interesim në historinë e qytetit”, ka thënë Yll Rugova, redaktori i botimeve dhe i qerthullit “Prishtina në histori”

Fiks 101 dokumente dhe fragmente që përmendin Prishtinën prej vitit 1315 deri më 1912, janë pjesë e vëllimit të parë të librave të shtypur “Prishtina në histori” të publikuara në javën e parë të shkurtit.

Siç ka bërë të ditur kolektivi “Trembelat”, si iniciues të qerthullit “Prishtina në histori” të lansuar rreth gjashtë muaj më parë, vëllimi i dytë përfshin tekste autoriale nga studiues të ndryshëm, që trajtojnë tema si origjina e qytetit, periudha osmane, dinastët e familjes Gjinolli dhe çështje të tjera për historinë e Prishtinës.

“Prishtina në histori” është projekti i cili është prezantuar si faqe digjitale e qasshme nga të gjithë me qëllim për të grumbulluar të dhëna, dokumente, harta, gravura, fotografi, punime e shkrime që e ndërtojnë historinë e qytetit të Prishtinës, duke qartësuar disa nga mjegullnajat rreth saj. Kjo platformë interaktive e lansuar si uebfaqe majin e kaluar, ngërthen informacione të ndryshme mbi kryeqytetin që shtrihen prej fundit të shekullit XIII deri në vitet e para të shekullit XX. Vetë platforma si e tillë identifikohet sikur “një qerthull digjital të dhënash në rrjet për masivizimin e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit”. Si iniciativë vjen nga kolektivi “Trembelat” në mbështetjen e Komunës së Prishtinës në partneritet me Arkivin e Prishtinës.

E pas kësaj, sipas iniciuesve, librat e shtypur kanë edhe materiale shtesë.

Në mesin e tyre është një artikull krejt i ri për familjen Gjinolli, i përditësuar sipas dokumenteve arkivore, pastaj një fragment nga hrisobula e Graçanicës nga viti 1321, dokumente të pabotuara nga fushata habsburgase në Kosovë e vitit 1689, e të tjera. Librat, përveç tekstit, kanë edhe shumë ilustrime e grafika, një pjesë e tyre të dizajnuara enkas për botimin e shtypur.

“Synimi ynë është ta bëjmë sa më të njohur dhe të më prekshme historinë e hershme të Prishtinës. Duke sjellë drejtpërdrejt dokumentet arkivore, e duke përdorur grafika e ilustrime, Prishtina në histori si projekt nuk mëton vetëm publikun e specializuar të studiuesve, por secilin qytetar që mund të ketë interesim, ose që mund të zhvillojë interesim në historinë e qytetit”, ka thënë Yll Rugova, redaktori i botimeve dhe i qerthullit Prishtina në histori.

Edhe Prishtina pa rrëfim të plotë prej stacionit të shekullit XIII në metropol Kulturë Prishtina pa rrëfim të plotë prej stacionit të shekullit XIII në metropol

“Këto janë dy vëllimet e para, por së shpejti pritet edhe një vëllim i tretë që përfshin dhjetë letra nga Anton Vas, nënkonsulli francez i Prishtinës në vitin 1812. Përvoja e tij e shkurtër në Prishtinë është shumë interesante, dhe besoj do të jetë me interes edhe për lexuesit”, ka thënë ai.

Autorë dhe bashkëpunëtorë të përfshirë në botim janë studiuesit: Agron Islami, Durim Abdullahu, Lekë Shala, Kaltrina Igrishta dhe Rinë Zhitia. Vëllimet janë të disponueshme në disa librari.