Sonte në “Express” sjellim material nga fusha e letërsisë. Me romanin e saj “Keqkuptimi”, shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga qe bërë pjesë e listës së pretenduese për çmimin e madh të letërsisë “Booker”. Në anglisht u botua vitin e kaluar. Rrëfimi për trashëgimitë e errëta të familjes dhe atdheut, prej shtatorit flet edhe në shqip. Paralelisht sjell zbërthen kufirin midis dhembshurisë e kujdesit për veten. Në Prishtinë është shënuar, siç ka treguar, promovimi i parë i një vepre të saj në shqip. Ka ardhur në vendin ku gjen vend narrativa e romanit – pasojat e luftës në Kosovë.
Po ashtu ju sjellim edhe një material nga skena e artit vizual. Edicioni i gjashtë i Bienales së Akuarelit ka sjellë magjinë e veprave në akuarel, duke përcjellë itinerarin jo vetëm të zhvillimit të kësaj teknike, por edhe artin në përgjithësi. Nën kurimin e Helidon Halitit, nëpërmjet aktivitetit të tij për t’i dhënë hov teknikës së akuarelit, ka mbledhur një koleksion veprash, një pjesë e të cilave pas Tiranës e Pejës janë ndalur edhe në Prishtinë
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë si, Sean Diddy Combs, Donald Trump dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!