Sonte në “Express” do të shpalosim detaje rreth ekspozitës, e cila hapet të mërkurën në Galerinë Kombëtare të Kosovës - QAFA. Me titull “Të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, kjo është ekspozita e parë e artistes Laureta Hajrullahu, e cila na bashkohet në studio bashkë me kuratoren polake, Michalina Sablik.
Nga skena botërore e filmit ndalemi te parashikimet për “Oscar 2026”. Beteja për çmimin kryesor, atë “Filmi më i mirë”, duket se po zhvillohet mes dy projekteve të studios “Warner Bros”. Kritikët parashikojnë se filmi i Paul Thomas Andersonit, “One Battle After Another”, do ta rrëmbej trofeun kryesor të mbrëmjes, derisa “Sinners”, që udhëheq me më së shumti nominime, 16 sosh, i bënë goxha konkurrencë.
Nuk mungojnë as lajmet nga showbizi ku në fokus kemi yjet me prejardhje shqiptare e famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Arratisja në botë tjetër me “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, sonte në “Express”
-
“Të zhbëhet, të shpërbëhet, të zhduket“ paralajmërohet si lojë kufijsh identiteti
-
Arratisja në botë tjetër me “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”
-
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
-
Rita Ora përgëzon Blerta Bashollin për filmin “Dua”