Sonte në “Express” ju sjellim një material nga promovimi i librit të ri të Pal Shtufit, i cili sjell memoaret e tij politike prej vitit 1980 deri më 1992. Me librin “Faji i ëndrrës”, autori rrëfen veten, përshkruan miqtë e tij të idealit, tregon se si kishte rënë në grackën e enverizmit duke e menduar më të mirën për vendin e tij. Nëpërmjet rrëfimit të tij mund të lexohet edhe rrugëtimi i një pjese të mirë të shoqërisë shqiptare të Kosovës së asaj kohe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç tjerash do të zhvillojmë bisedë në studio me kuratoren e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Hana Halilaj. Bashkë shpalosim detaje rreth rezidencës artistike në Paris, e cila u mundësua falë partneritetit të GKK-së me “Cite internationale des arts”.
Po ashtu vijnë lajmet e fundit nga showbizzi, me protagoniste personalitete si, Rihanna, Emma Watson dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!