Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me Ilir Muharremin, autor i librit “Arti Konceptual në Kosovë”. Monografia përmban studime rasti dhe analiza të detajuara të veprave artistike, të cilat evidentojnë evolucionin dhe dinamikat e praktikave artistike në vend.
Po ashtu ju sjellim një ngjarje kulturore nga bota. Një ekspozitë e rrallë me vepra të Lucien Freud, është hapur në Londër. Artisti konsiderohet si një nga piktorët më të mëdhenj të portreteve të shekullit të 20-të, por vizatimet e tij janë më pak të njohura për publikun.
E nga skena e showbizit ju sjellim materiale që në fokus kanë yje si, Britney Spears, James Van Der Beek dhe Raye.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Filharmonia me koncert unik si uverturë para Berlinit, sonte në “Express”
-
“Kultura sot” si në vitet ‘90 me shkëndija të rastësishme suksesesh, sonte në “Express”
-
Filharmonia ia jep 17 shkurtit dramën muzikore të kujtesës e krenarisë, sonte në “Express”
-
“Forum 26” synon çlirimin e librit shqip nga taksa, sonte në “Express”
-
Lucien Freud – realiteti i zhveshur në vizatime dhe piktura