Pikturimi i nuseve është traditë e trashëguar deri në ditët e sotme në fshatin Lubinjë e Poshtme të Rajonit të Zhupës. Mirëpo kjo traditë është në pak të zhdukjes pasi jo shumë gra sot e praktikojnë atë. Por arkitektes së re Fjolla Gashi i ka mjaftuar personazhi i Victorias në filmin e njohur “Corpse Bride” për t’ia kthyer vëmendjen tek tradita e lashtë. Fjolla Gashi e cila jeton në Prishtinë deri më sot akoma nuk e ka pasur mundësinë të takoj ndonjë grua që e bën këtë lloj grimi a nuse të pikturuar. Por talentine e saj prej arkitekteje e ka parë si lehtë të zbatueshëm në karakteristikat e pamjes që merr nusja tradicionale e Zhupës në ditën e martesës. Por insprimi nga filmi me regji të Tim Burton dhe Mike Johnson ka bërë që artistja e të pikturuarit në fytyrë në këtë lloj të grimit të bashkoj tradicionalen me modernene. bashkuar tradicionalen me modernen në rikthimin e këtij grimi.
“Gjithmonë jam tërhequr prej mënyrës tradicionale dhe mënyrës si i kanë grimosur nuset tona. Për herë të parë e kam bërë në kohën e "Halloëeenit" dhe ka qenë kombinim i tradicionales dhe modernes. Atë e kam arritur duke gërshetuar disa detaje të nuseve moderne dhe nga filmi "Corpse Bride". ka shpjeguar Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProcesi i këtij grimi kërkon që fytyra fillimisht të lyhet me krem të bardhë, ndërsa më pas bëhen vija me pluhur ngjyrë ari duke u finalizuar me vizatimin e rrathëve. Këta të fundit simbolizojnë ciklet e jetës që janë të lidhura me njëra-tjetrën. Rrathët e kuq, sipas legjendës, janë tregues i pjellorisë, derisa pikat në fytyrë përçojnë urimin që nusja të ketë një familje të shëndetshme. Gashi, e cila merret qe katër vjet me pikturim në fytyrë, përdor mjete të tjera nga gratë që e kanë bërë tradicionalisht këtë grim.
“Më herët është përdorur teli për t'i bërë këto vija, ndërsa në këtë kohë unë e përdori brushën, mirëpo rezultati mundet me dalë thuajse i ngjashëm”, ka theksuar artistja e re.
Përvoja e saj si arkitekte po i hyn shumë në punë Fjollës, e cila të pikturuarit në fytyrë e cilëson si proces tejet të veçantë. Por për të ndryshe nga pëlhura e pikturimit dhe fletët ku projekton planet e arkitekturës, çdo fytyrë kërkon një koncept të ri të pikturimit nga ajo. “Gjithmonë ia vlen të veçohet se fytyra prej fytyrës dallon dhe nuk është njëjtë, për dallim prej letrës ku i ke vijat e drejta dhe të pastra. Në fytyrë varet prej formave të fytyrës dhe pikturimi gjithmonë ndryshon”, ka thënë tutje ajo.
Artistja e re do të vazhdojë të hulumtojë edhe më tutje për format tradicionale të grimit në mënyrë që të sjellë një version të sajin të veçantë. Mesazhi i Gashit është që nuset në ditën më të veçantë të tyre t’ia përshtatin grimin veçantive të fytyrës.
“Mendoj që më duhet të hulumtoj më shumë dhe të zbuloj llojet e grimeve që janë bërë në të kaluarën dhe mendoj që përmes grimit t'i realizoj disa karakteristika të secilës nuse. Duke u inspiruar nga të gjitha këto lloje ta bëj një grim të veçantë që e simbolizon artin e Fjollës”, ka thënë tutje ajo.
Arkitektja e re që katër vjet merret me pikturim në ftyrë me dhe artin e saj e aplikon kryesisht tek fëmijët. “Për çdo festë fëmijëve ju krijohet një atraksion më i madh nëse ka edhe facepaint”, ka thënë Gashi.
Të pikturuarit në fytyrë si traditë e Zhupës në vitin 2012 kishte bërë bujë në gjithë botën. Një video e xhiruar nga regjisori Yll Çitaku dhe Nita Deda në kuadër të ngjarjes “One Day on Earth” (Një Ditë në Botë) kishte hyrë në një video me tregimet nga i gjithë globi. Madje nusja e pikturuar nga Kosova kishte marrë vëmendjen e shumë mediave të njohura si CNN duke e transmetuar këtë traditë si një nga më uniket në botë.