Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Arti në fytyrë, kërkesë e madhe nga fëmijët

Mickey Mouse, Tom dhe Jerry e princeshat janë vetëm disa nga filmat e animuar, të cilët i pikturon në fytyrat e fëmijëve artistja Fjolla Gashi.

Prishtinasja për këtë lloj arti troket në çdo shtëpi për t’i befasuar fëmijët në ditëlindjet e tyre.

Çanta e punës është ajo që e karakterizon artisten, gjithashtu terreni është puna rutinë e saj. E përgatitur deri në detaje, ajo u ndal tek familja Arifi për ta befasuar 8-vjeçaren të quajtur Hira.

Gashi tregon se puna e saj karakterizohet nga ky art i veçantë i quajtur, facepaint. Thotë se po kërkohet mjaft shumë nga fëmijët në ditët e tyre të veçanta, që janë ditëlindjet.

“Me profesion jam arkitekte, puna dytësore të cilën e praktikoj është facepaint, apo ngjyrosjen e fytyrave të fëmijëve dhe të të rriturve. Puna me fëmijë është puna më e lezetshme, edhe pse tingëllon si e vështirë për faktin që fëmijët janë pak më të lëvizshëm, por është një punë e mirë pasi që edhe fëmijët ndahen të kënaqur me punën time. Shumicën e rasteve kur vijnë fëmijët tek unë qetësohen, bëhen fëmijë të dëgjueshëm. Një ndër vështirësitë më të mëdha ka qenë krejt në fillimet e mia, problem i theksuar ka qenë gjetja e ngjyrave në tregun tonë. Por tani ka më shumë zgjedhje të ngjyrave në treg, kjo nga fati që ky lloj arti është përhapur dhe po kërkohet më shumë tek ne”, ka thënë ajo.

Punë të lehtë e me dashuri e karakterizon atë që bën me fëmijët.

“Merrem me ditëlindje private dhe evenimente të ndryshme të tjera. Në fillim më kontaktojnë prindërit pastaj vazhdoj me procedura të tjera. Zakonisht në vendet që shkoj më duhet dy karrige, një tavolinë, ku është pjesë që ia vë ngjyrat. Momenti më i bukur është kur filloj me ngjyros fëmijën. Me tregun në përgjithësi janë shumë e kënaqur, klientët i kam shumë të mirë dhe nga puna ime ndahen të kënaqur. Njëfarë mënyrë arti është duke u vlerësuar”, ka shtuar Gashi.

Edhe Fjolla Gashi shton bukurinë e dimrit me artin e saj SOT Fjolla Gashi shton bukurinë e dimrit me artin e saj

26-vjeçarja gjen kohë për arkitekturë dhe pikturë, dy profesionet e saja, të cilat prej 6 vjetësh i praktikon.

“Kur është puna si arkitekte duhet me qenë më serioze sesa ke të bësh me projekte më madhore, ndërsa puna me facepaint është më ndryshe. Arkitektura me facepain ka një lidhje sa i përket artit, sepse në punën që bëj të dyja e plotësojnë njëra-tjetrën. Gjithmonë mundohem t’i gjej një kohë të barabartë në të dyja profesionet. Arkitekturën e praktikoj nga mëngjesi deri në darkë, ndërsa pjesën tjetër të ditës e kalon me fëmijët. Zakonisht kontaktet që i kam me klientët janë në bazë të rrjeteve sociale, por edhe shoqëria më ndihmon shumë. Për krejt arritjet e mia mbështetjen më të madhe e kam nga shoqëria dhe familja”, ka thënë ajo.

Nga një ditëlindje në tjetrën e po ashtu nga rrjetet sociale klientët shohin dhe kërkojnë punën e saj kryesisht në festa për të vegjlit.