Çdo punim i saj në fokus ka gurë, të cilët kanë marrë formën e një njeriu. Punimet e krijuara nga kjo tavolinë janë të inspiruara nga dashuria për natyrën.
Përmes punës në pjata, Nora Binxhiu-Vokshi ka vendosur në qendër gruan me veshje tradicionale.
Nora, që me profesion është ekonomiste, punën me dekore e ka nisur si pasion, i cili çdo ditë e më shumë po i shndërrohet në një biznes.
Shputa e bebes kishte qenë inspirim i parë nëpërmjet së cilës Nora kishte dashur që ta krijonte një kujtim të përhershëm të foshnjës.
Nora Binxhiu-Vokshi përveç punimeve artistike në pjatë, ajo përmes tyre do të vazhdojë të shpërndajë mesazhe dashurie për familjen dhe ambientin.