Një kujtim nga Kosova ajo e ka vendosur në kartolinë.
Arkitektja nga Prishtina, Fitore Gashi, i ka ilustruar objektet ikonike të kryeqytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tregon se kjo iniciativë lidhet me dashurinë e saj për kartolinat dhe vendin e saj të lindjes.
Në njërën nga kartolinat ajo ka ilustruar liqenin e Ujmanit. Dy nga kartolinat lidhen me qytetin e Mitrovicës, por cak i radhës i Fitores është qyteti i Prizrenit.
Arkitektura shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri dhe shkëputja e traditës në arkitekturë ka qenë tema me të cilën ajo i ka përfunduar studimet në Itali.
Fitore Gashi nuk e ka ndërmend të ndalet, por thotë se do të vazhdojë ta vendosë në kartolinë një kujtim Kosove.