Sonte në “Express” sjellim në fokus artin e fotografisë. Imazhet nga Vukovari, trupat e pajetë që shtrihen në rrugë, si kukulla dyqanesh të thyera, që në sipërfaqe duken vetëm njolla të përditshmërisë urbane, janë prezantuar të enjten në ekspozitën “1991” në “Hanin e 2 Robertëve” nga fotoreporteri kroat Zoran Filipoviq-Zoro.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena e muzikës klasike. Me koncertin “Virtuosi Leleu Brothers” të dyshes nga Parisi, përmes delikatesës së tubës dhe trumbetës që mbështetet në tensionin e harkoreve të Orkestrës së Filharmonisë, muzikantët të mërkurën në Kishën “Shën Ndou” në Prishtinë kanë krijuar një lidhje që ka përçuar ndjesi bashkësie dhe përkushtimi, në kuadër të koncerteve të “ReMusicas” që e kthejnë Prishtinën në një hapësirë të përhershme takimi ndërmjet botëve muzikore.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Reese Witherspoon, Britney Spears, Rami Malek e Russell Crowe.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“1991” ngre paralele mes luftërave në Kroaci e Kosovë në idenë e dashurisë
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano, sonte në “Express”
-
Sakralocidi serb në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë – trashëgimi e humbur që s’kthehet dot
-
Filharmonia me koncert unik si uverturë para Berlinit, sonte në “Express”
-
Arratisja në botë tjetër me “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, sonte në “Express”