Trajneri Rafet Prekazi ka deklaruar se kombëtarja e Shqipërisë ishte më e mirë në ndeshjen ndaj Kroacisë, por sipas tij, ekipit i mungoi komunikimi dhe menaxhimi i kontrollit të lojës.
Ai ka deklaruar të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së se futbollistët shqiptarë nuk tentonin t’iu bënin presion futbollistëve kroatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lojtarëve të Shqipërisë iu mungoi komunikimi, asnjëri nuk tentoi të merrte topin dhe të pengonte...S’e kanë bërë asnjë faull, s’kanë bërë presion mbi kundërshtarin. Në lojën e parë italianët vetëm në pasimet në thellësi kanë bërë gabime, por s’kanë pasur kundërshtarë përpara t’ua merrnin topin. Edhe Modriqi dhe lojtarët e tjerë kishin presion sot nga mesfushorët e Shqipërisë, e kjo më ka befasuar me Italinë. Zëvendësimet është dashur të bëhen në rezultatin 1:0 për Shqipërinë. Shqipërisë i mungoi menaxhimi i kontrollit të lojës”, ka thënë Prekazi.
Sipas trajnerit, angazhimi i lojtarëve të Shqipërisë iu shpërblye me rezultatin e sotëm, duke shtuar se futbollistët thanë maksimumin.
E, trajneri Erdin Hashani ka theksuar se Shqipëria ndaj Kroacisë ishte më e vendosur dhe më e angazhuar.
Sipas tij, kombëtarja shqiptare nuk ua mundësoi futbollistëve kroatë të krijonin shumë raste.