Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Rolando Maran, nuk është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve ndaj San Marinos. Ai theksoi se Shqipëria lëshoi shumë raste shënimi.
“Nuk më ka pëlqyer paraqitja e skuadrës, por në fund morëm 3 pikët. U vumë në vështirësi, sepse krijuam shumë raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë ulëm ritmin dhe e pësuam. E rëndësishme është që morëm 3 pikët përballë tifozëve”, ka thënë Maran.
Ai ka shtuar se Shqipëria kishte mundësi për ta mbyllur grumbullimin me 12 pikë.
“I kënaqur me 9 pikë? Nuk duhet të harrojmë. Nëse llogarisim edhe ndeshjen me Finlandën, mund të ishim me 12 pikë në grup”, deklaroi Maran.