Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Kush është Medon Berisha, “befasia” në listën e Sylvinhos

Medon Berisha

Medon Berisha është befasia më e madhe në listën e Sylvinhos. Mesfushori 20-vjeçar konkurron për një vend në Euro 2024 te Shqipëria, por nuk do ta ketë të lehtë. Ai luan për Leccen në Serie A.

Këtë edicion i ka gjashtë paraqitje në kampionatin italian. Më herët ishte te të rinjtë e Lecces. Është zhvilluar edhe tek Young Boysi në Zvicër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Medon Berisha së fundi ishte kapiten i U21 të Shqipërisë. Më herët ka luajtur për Kosovën U21 e po ashtu për Shqipërinë U20 dhe U19.

Në Kombëtaren A është ftuar për herë të parë.