Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Berisha vazhdon kontratën me Leccen

Berisha vazhdon kontratën me Leccen

Mesfushori i Lecces, Medon Berisha, do të mbetet te skuadra e elitës së futbollit italian edhe për katër edicione të tjera. 

Lajmi është zyrtarizuar nga skuadra italiane të premten. 

Lecce ka njoftuar se e ka vazhduar kontratën me Berishën deri në vitin 2028. 

Berisha është 20-vjeçar. 

Ai kishte luajtur për grupmoshën U19 dhe U20 të Shqipërisë, ndërsa më pas i zhvilloi dy ndeshje me U21 të Kosovës. 

Vendosi që karrierën ta vazhdojë te Shqipëria. 

Edhe Presidenti i Lecces i gëzuar me rinovimin e Berishës Futboll Presidenti i Lecces i gëzuar me rinovimin e Berishës

Me U21 të Shqipërisë ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka shënuar tri gola, ndërsa debutoi nën drejtimin e Sylvinhos. 

Me Shqipërinë ka tri paraqitje, kurse ishte edhe pjesë e ekipit të “kuqezinjve” në Evropianin në Gjermani. 

Luajti për 20 minuta në humbjen 1:0 nga Spanja në fazën grupore. Spanja më pas e fitoi Evropianin.