Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, është shprehur i pakënaqur me rezultatin e arritur në ndeshjen ndaj Uellsit.
Mesfushori i Zvicrës, përkundër këtij barazimi 1:1, beson se mund të arrijnë të kalojnë fazën e grupeve.
“Gjithmonë një nder për ta udhëhequr Zvicrën, veçanërisht në një turne të madh si ky. Nuk është rezultati që donim, por do të japim gjithçka për të arritur në fazën tjetër”, ka shkruar Xhaka.
Xhaka luajti për 90 minuta në takimin ndaj Uellsit dhe barti shiritin e kapitenit.
Ndeshjen e radhës Zvicra e luan ndaj Italisë më 16 qershor.