Granit Xhaka nuk ka mbetur i kënaqur me barazimin 1:1 të Zvicrës me Australinë.
Ndeshja e së shtunës mbrëma ishte e fundit e Zvicrës para Botërorit.
Deklarata e Xhakës pritet të komentohet shumë në mediat zvicerane.
“Kishte gjëra që nuk ishin mirë këtë javë dhe kjo ka ndikuar në lojë. Por kam mësuar që nuk mund t’i them të gjitha. Ishte miqësore, por të luash kështu e bënë të vështirë. Nuk mund të paraqitesh kështu, përndryshe kthehesh në shtëpi pas tri ndeshjes. Duhet të zgjohemi”, ka thënë kapiteni i Zvicrës.
Ai ka theksuar se barazimi 1:1 ishte ftesë për zgjimin e të gjithëve.
Edhe
Granit Xhaka, lider i lindur
“Nëse punon fort, kjo shfaqet në fushë. Ky nuk ishte rast këtë javë. Si kapiten unë duhet të jem me besim. Kemi një javë për të punuar me veten tonë dhe më pas do të jemi gati. Për këtë na duhet përkushtim maksimal”, ka shtuar Xhaka.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin është pyetur për deklaratën e Xhakës. Ka thënë se do të diskutojë me të privatisht.
Xhaka asistoi në golin e vetëm të helvetikëve.
Xhaka asiston, Zvicra në epërsi
Granit Xhaka ka asistuar në golin e epërsisë të Zvicrës ndaj Australisë.
Edhe
Xhaka tërheq vërejtjen në prag të Botërorit, Yakin përgjigjet me humor
Zvicra është duke fituar 1:0 derisa po zhvillohet minuta e 28-të.
Xhaka asistoi te goli të cilën e shënoi Dan Ndoye në minutën e 14-të.
🚨 DAN NDOYE OPENED THE SCORING FOLLOWING AN ASSIST FROM GRANIT XHAKA.
— Goals Xtra (@GoalsXtra) June 6, 2026
🇦🇺 AUSTRALIA 0-1 SWITZERLAND 🇨🇭
pic.twitter.com/yx40yxSrBQ