Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka hapur procedurë disiplinore ndaj futbollistit të Austrisë, Marko Arnautoviq. UEFA ka caktuar një inspektor ekipet disiplinor për të kryer hetime në lidhje me incidentin që ndodhi në ndeshjen e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian në mes të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor.
Të hënën edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga UEFA që ta dënojë ashpër lojtarin e Austrisë. Sipas FFM-së, Arnautoviq e ka fyer në baza nacionale futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.
Artikuj të ngjashëm