Euro 2020

Arnautoviqi e shau në gjuhën serbe futbollistin shqiptar Ezgjan Alioski

Descriptive Text

Sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautoviq, ka shara në gjuhën serbe futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, pas golit të tretë që shënoi të dielën në fitoren 3:1 të Austrisë në kuadër të Euro 2020, raporton Index.hr.

Në të vërtetë këto sharje ishin edhe arsye pse erdhi deri te një konfrontim mes dy futbollistëve pas përfundimit të ndeshjes, por situata u qetësua.

Arnautoviq, që e ka babanë serb, iu drejtua Alioskit në gjuhën serbe i bindur se do ta kuptonte, duke e sharë e po ashtu duke përdorur fyerje raciste. 

Kapiteni i Austrisë, David Alaba, shkoi te Arnautoviq për ta ndaluar atë dhe e kapi për nofulle. Dhe vetëm kur ndaloi fyerjet ia lëshoi nofullën.

Për Maqedoninë e Veriut ndeshja e të dielës ishte debutim në Euro 2020. Te Maqedonia e Veriut titullar ishin Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi e Arijan Ademi. Ndërkohë nga minuta e 63-të u aktivizua Egzon Bejtulai.