Futbollisti i Austrisë, Marko Arnautoviq, është dënuar me një ndeshje moslojë nga UEFA për fyerjen që ia kishte bërë futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskit.
Pas golit të tij ndaj Maqedonisë në ndeshjen e parë të “Euro 2020”, Arnautoviq fyeu në baza racore Alioskin. Menjëherë pas kësaj, ai kërkoi falje në rrjete sociale, ndërsa të martën, UEFA njoftoi se ka hapur procedurë disiplinore ndaj Arnautoviqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe suspendimin për një lojë, Arnautoviq do të mungojë në ndeshjen e së enjtes ndaj Holandës.
Në dënimin që i ka shqiptuar UEFA, megjithatë nuk përmendet asnjë referencë për racizëm.
Arnautoviqi realizoi golin e tretë në fitoren 3:1.