Sulmuesi Harry Kane është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes gjysmëfinale të “Euro 2020” ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës.
Kapiteni i Anglisë, krahas disa rasteve të shënimit për gol, e realizoi golin e fitores që siguroi kalimin e “Tre Luanëve” në finalen e Kampionatit Evropian për herë të parë në histori.
Ai shënoi nga penalltia në minutën e 104-të.