Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Harry Kane, lojtari i ndeshjes

Harry Kane e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes Angli – Ukrainë.

Tre Luanët dominuan me rezultat 4:0 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të Euro 2020. Sulmuesi i Tottenham realizoi dy gola.

“Ishte momenti i duhur që të vija deri te golat. Ishte një natë fantastike dhe dëshirojmë të vazhdojmë kështu ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Kane.