Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Rekord i Kanet në Kampionatin Evropian

Bellingham - Kane

Foto: Associated Press

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, e shënoi golin e tretë të turneut të Evropianit në fitoren 2:1 ndaj Holandës. 

Edhe ai hyn në listën e golashënuesve më të mirë deri tani me nga tri gola. 

Por, e ka thyer një rekord në këtë garë. 

Kane e shënoi golin e gjashtë në fazën nokaut të Evropianëve, duke e kaluar në këtë statistikë Antoine Griezmannin e Francës që ka pesë gola. 

Me nga tri gola në turne janë edhe Dani Olmo i Spanjës, Cody Gakpo i Holandës, Jamal Musiala i Gjermanisë, Ivan Schranz i Sllovakisë dhe Georges Mikautadze i Gjeorgjisë. Të gjithë këta janë të eliminuar nga “Euro 2024”, përveç spanjollit Olmo. 

Edhe Si ndodhi që "Euro 2024" të ketë “gjashtë golashënuesit më të mirë”? Euro 2024 Si ndodhi që "Euro 2024" të ketë “gjashtë golashënuesit më të mirë”?

Por, Olmo e ka përparësinë për ta fituar “Këpucën e Artë” pasi ka edhe dy asistime. 

Olmo dhe Kane do të ballafaqohen të dielën në finale të turneut, në ndeshjen Spanja – Anglia.