Lorenzo Insigne ka kontribuar me gol në fitoren e Italisë ndaj Turqisë. Ai shënoi golin e tretë në ndeshjen hapëse të Euro 2020. Insigne ka thënë se ndonëse kanë filluar ngadalë kanë mbetur të qetë.
“Kemi bërë fillim të ngadalshëm, por ia dolëm të rikuperohemi dhe të shënojmë tre gola në pjesën e dytë. Mancini na tha të mbesim të qetë dhe të fokusuar në lojë. Këtë e bëmë dhe e arritëm synimin që kishim”, ka thënë Insigne, përcjell sajti zyrtar i UEFA-s.
“Forca jonë është grupi. Trajneri ka krijuar një grup lojtarësh në të cilin nuk ka startues dhe rezervistë. Të gjithë janë të gatshëm për të sakrifikuar për bashkëlojtarët. Të fitosh është gjëja më e rëndësishme, nëse shënoi edhe më mirë. Ishte natë e shkëlqyeshme”.