Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Insigne i pavendosur për të ardhmen

Lorenzo Insigne nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi i krahut ishte një ndër lojtarët kryesor në Kampionatin Evropian tek Italia.

Insigne arriti të ndihmonte “Azzurët” të triumfonin në “Euro 2020”.

30-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e Napolit. Por drejtuesit e klubit italian thuhet se janë të gatshëm t’ia plotësojnë kërkesat lojtarit për ta bindur të mbetet në skuadër.

Paraqitjet e mira të sulmuesit të krahut në “Euro 2020” ka bërë që skuadrat si Milani dhe Interi të shprehnin interesim për të.

Në gjashtë ndeshjet e luajtura në Evropian, Insigne ka shënuar dy gola.

Artikuj të ngjashëm