Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Insigne ende larg marrëveshjes së re me Napolin

Lorenzo Insigne ende është larg arritjes së marrëveshjes me Napolin për nënshkrimin e kontratës së re, ka thënë menaxheri i futbollistit Vincenzo Pisacane për “Corriere dello Sport”.

“Për momentin ata janë shumë larg. Por, gjithçka mund të ndryshojë. Historia mes Napolit dhe Insignes nuk do të përfundojë kurrë edhe nëse ai luan diku tjetër”, ka thënë menaxheri i futbollistit italian.

Ai është pyetur nëse ka nisur bisedimet me klubet e interesuara si Lazio, Inter, Milan, Juventus dhe Tottenham.

Ka shtuar se nuk do të kontaktojë me asnjërën prej skuadrave deri në janar.

30-vjeçari me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 18 ndeshje.