Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë skuadra pas Insignes

Lorenzo Insigne nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi italian ka nisur bisedimet me klubin e Napolit por nuk ka gjetur ende marrëveshjen.

Sulmuesi mund të largohet gjatë verës si futbollist i lirë. Interesim për 30-vjeçarin kanë shprehur skuadra të njohura.

Milani, Interi dhe Tottenhami janë në garë për t’i siguruar shërbimet e Insignes.

Italiani këtë sezon me Napolin në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Artikuj të ngjashëm