Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Insigne në dyshim për të ardhmen e tij te Napoli

Sulmuesi Lorenzo Insigne mund të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni, kanë raportuar mediumet italiane të hënën. Në të vërtetë, ishte agjenti i Insignes, Vincenzo Pisacane që ka paralajmëruar një gjë të tillë. Pisacane ka thënë se është shumë herët që klienti i tij të nis negociatat për rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon në vitin tjetër pasi nuk është i sigurt nëse Insigne dëshiron ta mbyllë karrierën me fanellën e ekipit italian.

“Është shumë herët që të futemi në negociata për kontratën e re. Nuk jemi aspak të shqetësuar për shkak se ka ende shumë kohë dhe mbi të gjitha mund të ndodhin shumë gjëra pas përfundimit të këtij edicioni”, ka thënë Pisacane.

Insigne 29-vjeçar është pjesë e Napolit prej vitit 2012 dhe këtë edicion e mbanë shiritin e kapitenit. Ai ka dhjetë gola e pesë asistime në 31 ndeshje të luajtura deri më tani.

Artikuj të ngjashëm