Lorenzo Insigne, mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me klubin italian.
Deri me tani, Insigne dhe Napoli nuk e kanë bërë asnjë hap konkret për ta vazhduar kontratën.
Nga janari i vitit 2022, sulmuesi italian do të jetë i lirë të negociojë me klubet që janë të interesuara për të dhe mund të nënshkruajë para-kontratë.
Këtë situatë të kapitenit të Napolit është duke e monitoruar PSG-ja, që është e gatshme të arrijë marrëveshje me Insignen.
Drejtuesit e klubit francez mund ta transferojnë Insignen pa pasur nevojë që të paguajnë dëmshpërblim.