Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli insiston për Januzajn

Lorenzo Insigne do të largohet në fund të sezonit nga Napoli. Drejtuesit e klubit italian janë në kërkim të zëvendësuesit të italianit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Napoli ka rikthyer interesimin për Adnan Januzajn.

Klubi nga Serie A po shpreson ta bindë lojtarin të transferohet gjatë verës në Itali.

Januzaj është në vitin e fundit të kontratës me Real Sociedadin dhe nuk e ka vazhduar ende atë.

Klubi italian do të nisë bisedimet me menaxherin e lojtarit për të parë mundësinë e transferimit.

Për shërbimet e Januzajt interesim kanë shprehur edhe skuadra të tjera nga La Liga.