Edhe një ekip tjetër është futur në garë për transferimin e Adnan Januzajt. Pas Napolit, Lazios, Milanit e Barcelonës, edhe Valencia po interesohet për Januzajn ka njoftuar “Fichajes”.
Januzaj, aktualisht është pjesë e Real Sociedadit, por ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Ai ka kontratë me Sociedadin deri në fund të këtij edicioni dhe nuk ka dhënë ndonjë sinjal se është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin.
Te Valencia, Januzaj po shihet si përforcim i duhur për sulmin në sezonin e ri.
27-vjeçari këtë edicion ka katër gola e tri asistime në 37 paraqitje për Sociedadin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Manchester Unitedi.