Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Atletico pas Januzajt

Atletico Madridi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut, Adnan Januzaj raporton sajti spanjoll “ElgolDigital” të premten.

Madje, ai bën të ditur se Atletico tashmë i ka dërguar ofertë zyrtare Januzajt, i cili është lojtari i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Real Sociedadin në fund të muajit të shkuar.

27-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndonëse ofertat nuk i mungojnë. Krahas ekipeve të La Ligas, ai po kërkohet edhe nga ato në Serie A e Premier League.

Para Atleticos, interesim për Januzajn kanë shfaqur edhe Real Betisi, Sevilla, Valencia, West Ham Unitedi, Evertoni, Napoli e Lazio.