Evertoni është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Adnan Januzajn.
“AS” ka bërë të ditur se skuadra angleze do t’i nisë bisedimet me sulmuesin e krahut dhe synon ta bindë të transferohet në Premier League.
Januzaj është futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Real Sociedadin në muajin e shkuar.
Lojtari është i hapur të transferohet në elitën e futbollit anglez
Për shërbimet e Januzajt në garë janë edhe West Hami, Napoli dhe Sevilla.
Artikuj të ngjashëm