Evertoni bëhet skuadra e fundit që ka shprehur interesim për transferimin e Adnan Januzajt, ka njoftuar sajti “HITC” të enjten. Tek Evertoni po e shohin Januzajn si opsion të mirë dhe të lirë, duke pasur parasysh se në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Real Sociedadin.
Megjithatë, Evertoni nuk do ta ketë aspak të lehtë t’i sigurojë shërbimet e Januzajt, i cili po kërkohet edhe nga West Ham Unitedi, Leeds Unitedi e Roma.
27-vjeçari, i cili luan si sulmues krahu, në sezonin e fundit ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tri herë në të gjitha garat për Sociedadin, ekip të cilit i ishte bashkuar në vitin 2017.
Artikuj të ngjashëm