Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj mund të përfundojë në MLS

E ardhmja e Adnan Januzajt mbetet e paqaratë, pasi sulmuesi i krahut ende nuk ka marrë vendim se ku do të luajë këtë sezon.

Januzaj është lojtar i lirë, por kërkesat e tij të larta kanë bërë që tashmë të refuzohet prej shumë klubeve. Së fundmi, thuhet se Januzaj është refuzuar edhe nga Genoa, ekip që garon në Serie B.

Po ashtu, ai është refuzuar edhe nga Valencia, Celta Vigo e Osasuna, ndërsa West Ham Unitedi e Evertoni përkundër interesimit, ende nuk kanë shprehur gatishmëri për t’i plotësuar kërkesat e 27-vjeçarit.

Bëhet e ditur se si opsioni më i fundit për Januzajn është SHBA-ja, pasi futbollisti ka marrë një ofertë nga Los Angeles Galaxy, raporton “AS” të mërkurën.

Januzaj në pesë sezonet e fundit ishte pjesë e Real Sociedadit, por refuzoi ofertën për ta rinovuar kontratën.

Ai karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Sunderlandi e Borussia Dortmundi.