Futbollistit të Sevillas, shqiptarit Adnan Januzajt, nuk i kanë mbetur edhe shumë opsione për t’u larguar nga skuadra spanjolle.
Januzaj është duke kërkuar klub të ri që nga fundi i edicionit të kaluar, pasi u la jashtë përgatitjeve me Sevillan në SHBA dhe Meksikë.
“Estadio Deportivo” ka shkruar se Januzaj ishte afër transferimit te Tigres, por një gjë e tillë nuk është realizuar.
Januzajt i ka mbetur opsioni i transferimit në Superligën e Turqisë, apo në elitën e futbollit të Katarit.
Afati kalimtar veror në Turqi mbyllet të enjten, kurse në Katar mbyllet të hënën.
Në pjesën e dytë të edicionit të kaluar, Januzaj ishte i transferuar tek Istanbul Bashakshehiri. Pati tre gola të shënuar e po aq asistime në 17 ndeshje.