Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Villareali kërkon Januzajn

Adnan Januzaj pritet të largohet nga skuadra e Sevillas gjatë afatit kalimtar të janarit, por jo edhe nga kampionati spanjoll.

“AS” ka bërë të ditur të hënën se interesim për Januzajn tashmë ka shfaqur skuadra e Villarrealit. Mësohet se Villarreali po kërkon huazimin e Januzajt deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes së kartonit të tij në verë.

Te Villarreali po e shohin Januzajn si zëvendësim të duhur për Arnaut Danjuman, i cili në janar pritet të transferohet tek Aston Villa në Angli. Januzaj këtë edicion iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe klubi është i gatshëm ta largojë.

27-vjeçari deri më tani ka vetëm gjashtë ndeshje apo 125 minuta lojë në të gjitha garat dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jorge Sampaoli. Ai ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm